Mirësevini në Faqen e Tenisit Shqiptar

Dërguar më: 2 Prill 2008 
Arkivuar nën: Pa kategori

Një përshëndetje të gjithëve
Në këtë website do të keni mundësinë të njiheni me gjithçka që i përket tenisit në Shqipëri. Kryesisht do t’i dedikohet aktiviteteve brenda vendit por edhe veprimtarive të tjera të organizuara nga Federata Shqiptare e Tenisit. Ju ftojmë të na kontaktoni nëse dëshironi të dini diçka më shumë.

Comments

17 Pergjigje

  1. B....LI më 5 Prill 2008 4:23 am

    Urime

  2. Safinator më 2 Maj 2008 6:42 am

    Me ne fund nje faqe mbi tenisin ne shqiperi jam shume i lumtur per nje gje te tille dhe keni urimet e mia me te medha.
    Nje pyetje:Siaps jush kush lojtari jone mes te rinjve me interesant per nje te ardhme?

  3. genci më 4 Maj 2008 4:35 pm

    Eshte pak heret per te folur per nje lojtar me te ardhme. Eshte ende nje sport i ri ne Shqiperi dhe per momentin vemendja eshte perqendruar mbi masivizimin gje qe dalengadale po arrihet, me vone do te mendohet per te nxjerre lojtare me cilesore. Megjithate mendoj qe disa lojtare qe jane nen 10 vjec, ne rast se vazhdojne te sterviten rregullisht, kane mundesi per te arritur dicka.

  4. Safinator më 8 Maj 2008 9:18 am

    Fatkeqesisht fushat e tenisit ne Shqiperi jane pake.

  5. Eno më 29 Gusht 2008 1:08 pm

    Urime per gjithcka keni arritur deri sot, por ndoshta nje menaxhim dhe marketing me i mire i aktiviteteve dhe punes qe ju beni do ti sherbente me mire arritjes se qellimit tuaj per masivizimin e sportit te bukur te tenisit ne vendin tone, por rdhr motivimit te tenisteve te rinj per tu stervitur profesionalisht dhe per tu pergatitur per te konkurruar ne kompeticione nderkombetare.

  6. enver më 13 Dhjetor 2008 2:31 pm

    me qën se jam shumë i interesuar për tenis dhe kam dy goca njera 11 e tjetra 13 vjeçe te dyjat ne nje klub .janë shum te talentuara dhe kisha pas deshir qe te marrin pjes ne ndonje prej turnireve ne shqiperi ose ne kosov! por ne skemi aspak informata sa duhet dhe qka duhet per te arrit deri aty.na informoni ma teper ju lutem. me nderime e.berisha

  7. wylma më 14 Dhjetor 2008 5:37 am

    I´m looking forward to haer that tennis is so importent now in Albenia.I´m 11 jears old and I play tennis too.I will go to Nick Bollettieri tennisacademy and maybe one day I come to Albenia to play or to help you.Say hello to the children play tennis.

  8. tea më 27 Dhjetor 2008 1:14 pm

    jam nje vajze 14vjec dhe stervitem per tenis.jam e interesuar per te mare pjese ne kampionate te ndryshme si ne Shqiperi ashtu edhe jashte saj.ju lutem ktheni pergjigje sa me pare.faleminderit.

  9. Admin më 28 Dhjetor 2008 5:07 am

    Pershendetje Tea

    Mund te me thuash se ku stervitesh? Turne per moshat 12, 14 dhe 16 vjec zhvillohen gjate gjithe vitit ne klubin e tenisit Tirana tek pallatet Shallvare, sigurisht gjate dimrit eshte e veshtire pasi nuk ka fusha te mbyllura, por nga muaji mars do te kete disa turne te tille.

  10. Ramadan më 20 Prill 2009 3:01 pm

    Vetem po ju informoj se vajza ime ALBANA TERSTENA gjat vitit 2008 i fitoj 5 turnire ketu ne gjermani ne grupmoshat U14.
    Ket vit albana do ta perfaqesoj klubin TC BECKINGEN ne dy kategori U18 dhe ekipni e senoreve.
    Gara do baj ne ligen e par per Rebubliken SAARLAND.
    Gjat veres do ta bejme edhe kerkese per nenshtetesi shqiptare.

  11. DARDAN më 22 Prill 2009 8:47 pm

    Sot u futa te faqja zyrtare e federates se tenisit Kosovare qe krejt rastesisht e gjeta ne google .
    Ajo faqe kishte ndryshua rrenjesisht dhe me perqej shum
    Gjithashtu te gjitha aktivitetet e kesaj federate mbrenda dites po publikonen ne ate faqen zyrtare te ftk
    http://www.tenniskosova.com
    gjithashtu ishte mundesia qe te gjith tenistet Shqiptare kudo qe jan mund te regjistrohen ne kete faqe ja dhe linku
    http://www.tenniskosova.com/tjetra.php?gjuha=0&action=register

  12. Bajram më 28 Maj 2009 9:12 am

    I dashur Ramadan,
    Sapo pashe rezultatet e vajzes tende Albana me ekipin e klubit te saj. Ne njeshe dhe ne dyshe ato jane respektivisht 0:8 dhe 0:12, pra ajo nuk ka fituar asnje set dhe disa bile i ka humbur me zero!. Une po te jap nje keshille miqesore, qe mund te te vleje shume (gjithmone ne se din te vleresosh). Perpiqu qe reklamen per vajzen ta beje ajo vete me rezultatet e saj. Pak rendesi ka deshira jote, Albana duhet ta justifikoje me rezultate. Edhe me nenshtetesi shqiptare ajo nuk fiton asnje pike me shume, por vetem me pune dhe duke mos kursyer vehten. Ji sa me realist edhe per sa i perket aftesive te vajzes tende. Une e pashe edhe videon stervitore ne You Tube dhe mendoj se ka akoma shume probleme teknike, te cilat normalisht 14 vjecaret i kane te ezauruara.

  13. Kastriot më 15 Qershor 2009 5:55 am

    Pershendetje prej Shkupit
    Kemi deshir te marim pjes ne turniret qe mbahen ne Shqiperi apo Kosov nen moshen 14 vjec.
    Nese mundet daten se kur dhu ku mbahen ato (turniret).
    Me nderime Kastriot Kasapi babai i Sokolit i cili eshte 11 vjecar.

  14. egt më 5 Janar 2010 6:27 am

    tung tung

  15. Arben më 7 Janar 2010 3:08 am

    Pershendetje nga Australia
    U gezova shum qe ne Shqiperi funksjonon FSHT. Kam djalin 13 vjec momentalisht trajnohet ne Dane Neble’s Tennis Accademy Melbourne. Mer pjese ne kompeticionet per Juniors. Ka pasur dhe vazhdon te kete rezultate shum te mira ne kompeticione. Dua me shum informacion per tenisin Shqiptar per arsye se mbas Marsit 2010 do te vij te jetoj per disa kohe ne Shqipri. Faleminderit!

  16. Hajro më 31 Janar 2010 10:52 pm

    pershendetje Arben,

    mos u gezo para kohe per fsht. Ajo eksiston vetem ne leter, ne realitet eshte nje zullumahi e vertete. Ti je mesuar me rregullin e Australise, por ketu ne memedhe gjithecka funksionon, vetem se mbrapsht. Ketu “turnete” e tunisit nuk luhen ne data te caktuara, por kur “te mbaje koha”. Mjafton ti hedhesh nje sy ketij websiti qe te kuptosh se askush nga federata nuk interesohet seriozisht per tenisin. Sidoqofte suksese djalit tend ne rrugen e tij.

  17. nazif cungu më 28 Shkurt 2010 1:56 pm

    Te nderuar,

    ju lajmerohem prej Ulqinit.

    Vitin e kaluar kemi themeluar nje klub te ri per tenis.

    ne disponim kemi 8 fusha.

    Jemi te interesuar per bashkepunim.

    Pershendetje,

    Nazif Cungu
    e-mail nazifcungu@gmail.com

    cel. ++382 69 031 456

Shkruaj një koment