Turnetë e Pranverës për moshat nën-14 dhe nën-16 vjeç
Dërguar më: 8 Prill 2008
Arkivuar nën: Kampionat
Në datat 1 deri në 8 Prill në fushat e Klubit të Tenisit “Tirana” u zhvilluan turnetë e Pranverës për grupmoshat nën 14 dhe nën 16 vjeç.
Në turneun e 14-vjeçarëve u ndeshën në finale 2 lojtarë nga Durrësi, Julio Isufi i klubit “Durrësi” dhe Marjo Trupja i klubit “Teuta”. Loja u dominua nga Isufi i cili fitoi me rezultatin 6-1 6-1 falë një loje të saktë duke pritur momentet e përshtatshme për të sulmuar, ndërsa Trupja për asnjë moment nuk gjeti lojën e tij më të mirë. Isufi, i cili vitin e kaluar e mbylli në vendin e parë për moshat nën 12 vjeç e nis më së miri sezonin 2008 në grupmoshën e re.
Ndërsa në turneun e nën 16 vjeçarëve u ndeshën dy lojtarë të Klubit të Tenisit “Tirana”, Flavio Deçe dhe Martin Hysenbegasi. Kjo finale ishte më e ekuilibruar dhe u desh seti final për të përcaktuar fituesin. Pas një loje që zgjati gati 2 orë e 30 minuta Deçe arriti të fitoi me rezultatin 6-3 5-7 7-5. Loja nisi mirë për Deçen duke fituar setin e parë 6-3 pa qenë i rrezikuar seriozisht. Në setin e dytë Hysenbegasi ndryshoi taktikën e lojës duke rrezikuar më pak dhe arriti ta fitoi me rezultatin 7-5. Në setin e tretë u duk sikur fati i lojës kishte ndryshuar tërësisht me Hysenbegasin që kryesoi 3-1 dhe me një mundësi për të shkuar në 4-1. Por Deçe arriti të përmbysë rezultatin duke fituar setin final 7-5 dhe duke marrë titullin e parë të sezonit
Për lojtarët e tjerë do të ketë shanse për të fituar tituj në Kampionatet Kombëtarë të këtyre grupmoshave.
Comments
11 Pergjigje
Shkruaj një koment
Flavio Dece vinte me mua ne klase te Emin Duraku
tenisi me pelqen shume dhe kete flavion e kam pasur ne klase po pse nuk shkruani dhe per lojtare te tjere per shortin ose per femrat a ka ne shqiperi femra ?
Une sesht se njoh ndonjerin nga kete. Un luaj tenis per vete te gjimnaza Ismail Qemali dhe me vjen shum inat qe nuk na cojne per te marre pjese ne kampionat.
po per kampionatin e moshave nen 18 vjec pse nuk keni shkrujt gje ?!
Irxhana ti mos je gje nje vajze nga Shkodra nejse qe kishim ne klase Markon soheilin dhe keta
kishim dhe Gurien ne gjuhe shqipe.
po andej jam me origjine e ne ate klase kam qene ne te 8c , flavio me verte qe luan shume mire tenis . ti kush je Safinator ?????
jam i apasjonuar pas tenisit.jetoj ne elbasan.jam 14 vjec dhe e luaj mire tenisin.per fat te keq ne elbasan nuk zhvillohen kampionate dhe dua te me cojne ne kampionate.ju lutem beni dicka
30 qershor 2009
DORI
jam i apasjonuar pas tenisit.jetoj ne elbasan.jam 14 vjec dhe e luaj mire tenisin.per fat te keq ne elbasan nuk zhvillohen kampionate dhe dua te me cojne ne kampionate.
30 qershor 2009
DORI
Dori, nqs ke kohe ndonje dite mund te vish ne Tirane tek Klubi i Tenisit “Tirana”. Mund te kerkosh drejtuesit dhe t’ia shpjegosh kerkesen tende.
dua te luaj tenis
Si eshte e mundur qe nuk kujdeset askush per te aktualizuar web-sitin e vetem te tenisit shqiptar. Po te shohesh faqet e tjera sportive, gjen me shume informacion se ne faqen tuaj te mbaruar. Askujt nga ju nuk i skuqet faqja qe prezantoheni ne internet ne kete menyre te turpeshme.