Lojtarët Shqiptarë pjesëmarrës në turneun Eng Office Open në Prishtinë

Dërguar më: 31 Korrik 2008 
Arkivuar nën: Kampionat

Nga data 22 deri në 27 korrik në kryeqytetin e Republikës më të re në Evropë u zhvillua turneu Eng Office Open 2008. Ishte një turne i një niveli shumë të lartë në të cilin morën pjesë edhe lojtarë që luajnë rregullisht në turnetë Futures të ATP. Nga Shqipëria morën pjesë 4 lojtarë, ndërkohë që në turne kishte lojtarë nga Kosova, Maqedonia dhe nga diaspora.

Në gjysmëfinalen e parë u ndeshën Shendrit Deari, një lojtar Shqiptar nga Gostivari që luan për Maqedoninë në Kupën Davis dhe që vitin e kaluar arriti deri në vendin e 1456 të renditjes ATP dhe Genci Çakçiri, kampion i Shqipërisë. Superioriteti i lojtarit profesionist ishte i qartë dhe ai fitoi me rezultatin 6-3 6-0. Në gjysmëfinalen e dytë u ndeshën Kampioni i Kosovës dhe fitues i shumë turneve në Kosovë në 3 vitet e fundit, Behar Kurteshi dhe Kujtim Bajrami i cili luan turne Futures vazhdimisht dhe që ka lindur dhe banon në Zvicër. Kurteshi bëri një lojë dinjitoze megjithatë edhe në këtë rast ishte lojtari profesionist Bajrami që tregoi eksperiencën e tij duke fituar 6-2 6-4.

Ashtu siç pritej finalja ishte e një niveli shumë të lartë me pike të bukura nga të dy lojtarët. Deari ishte më konkret në pikët vendimtare dhe fitoi me rezultatin 6-2 6-3 duke fituar edicionin e parë të turneut Eng Office Open dhe 2000 Euro të vendit të parë, një çmim që do të ishte i konsiderueshëm edhe për turnetë Futures, fituesi i të cilëve merr pak më shumë se 1000$.

Një falënderim shkon për Federatën Kosovare për mikpritjen që i bëri ekipit tonë dhe për organizatorin e turneut Arben Islamaj apo TennisNjeri siç njihet në arenën e tenisit kosovar.

Finalistët e Eng Office Open 2008

Në të majtë Kujtim Bajrami, në të djathtë Shendrit Deari dhe midis tyre presidenti i Eng Office z. Mejdi Rexhepi

Comments

7 Pergjigje

  1. Ramadan më 26 Shtator 2008 6:47 pm

    Me behet zemra mal kur ndegjoj per shqiptar qe mirren me ket sport .
    Jetoj ne gjermani dhe vajza ime po ashtu mirret me tenis.
    Ket vit vajza ime albana terstena e lindur ne FERIZAJ (shipni etnike) arriti te behet nenkampione me U14.
    Kam deshir qe tu dergoj disa foto te albanes me trofet e fituar dhe e veshur kuq e zi.
    Me jepni nje e-mail adres ju lutem.
    Ju pershendes.

  2. genci më 28 Shtator 2008 6:44 am

    Pershendetje Ramadan

    Urime per arritjen e vajzes. Mund te dergosh foto ne adresen e Federates Shqiptare te Tenisit: albanian_tennis_federation@yahoo.com

  3. i-ke-ron-gabim-sjam-Shabani më 30 Shtator 2008 10:36 am

    Ramadan edhe ne na bahet zemra mal kur digjojme qe ngreni flamurin kuq e zi neper evrope .Kam par fotot e Albanes ne internet dhe me vertet kam mbetur tejet i gezuar .respekte

  4. Ramadan më 1 Tetor 2008 10:47 am

    Albana ne vitin 2009 do filloje qe te marr pjese edhe ne turne te vogel nderkombtar.
    Por ashte e pamundur qe pa nje sponzor ta arrije kete.
    per albanen kan shkru disa here edhe gazetat ne kosove e do ishte mir qe albana te prezentohet edhe per publikun ne shipni.
    Ju pershendes vllezer e motra te shipnis etnike.

  5. Ramadan më 27 Tetor 2008 10:17 am

    Ketu e keni nje video te albanes duke stervit me tranerin.
    http://www.youtube.com/albana terstena

  6. Safinator më 23 Nëntor 2008 11:23 am

    Po talente ne meshkuj nuk kemi?

  7. dardan më 3 Prill 2009 12:34 am

    ahhahhahahahahhahahhahahhahahahah

Shkruaj një koment