Turneu i Hapur “Perlat Voshtina”

Dërguar më: 31 Korrik 2008 
Arkivuar nën: Kampionat, Tenis shqiptar

Në fillim të muajit qershor në fushat e Klubit të tenisit “Tirana” u zhvillua Turneu i Hapur “Perlat Voshtina” me pjesëmarrjen e lojtarëve Shqiptare si dhe disa lojtarëve nga Kosova. Ky ishte edicioni i gjashtë i këtij turneu që është ndër më të rëndësishmit në kalendarin e Federatës Shqiptare të Tenisit. Në gjysmëfinalen e parë u ndeshën kampioni në fuqi i këtij Turneu, Genci Çakçiri i klubit Tirana kundër Penar Musaraj i ekipit Kartografike Bulls. Takimi përfundoi me rezultatin 6-2 6-1 në favor të Çakçirit. Më e ekuilibruar ishte gjysmëfinalja e dytë midis Nr. 2 të Kosovës, Granit Bajraliu dhe Egnat Ngjeqarit të klubit Tirana. Ky takim përfundoi 7-5 7-6 në favor të lojtarit Kosovar.

Një takim i baraspeshuar ishte dhe finalja e këtij turneu. Pas një takimi që zgjati mbi 2 orë Çakçiri arriti të mbrojë titullin duke fituar 7-5 7-5 ndaj Bajraliut duke anuluar edhe 3 set point të këtij të fundit në setin e parë.

Turneu i radhes per të rritur do të jetë Tirana Open në muajin Shtator

Comments

3 Pergjigje

  1. dikush më 19 Shtator 2008 1:06 pm

    a ka ndonje premio per fituesit e turneve per te rritur dhe per mosha ?

  2. genci më 20 Shtator 2008 9:05 am

    Per te rritur ka. Cmimi varet nga sponsorizimi qe mund te gjendet per nje kampionat.

  3. dikush më 6 Korrik 2009 3:54 pm

    premi per turneun sa mund te shkoje?

Shkruaj një koment